"I kemi hyrë detin me këmbë", Rama për SPAK: Mos të gabojnë të kërkojnë telefonin tim

Kryeministri Edi Rama është shprehur se SPAK mund t’i kontrollojë telefonin dhe atij si shef i qeverisë. Ndërsa thekson se asgjë s’duhet përdor për politikë.
Edi Rama: E fundit, që kam është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua, që i keni hyrë detit në këmbë, që është mirë ta ndaj me ju. Kemi marrë përsipër të jemi në pushtet dhe brinjët t’ia lemë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam pishman.
E vetmja pyetje është a do t’ia dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi. A do t’ia dalim që institucionet e drejtësisë të përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi apo do të bëjnë politikë. Meqë njërin po e lemë në ballkon, të shkojmë të kapim tre nga këta. Të shkojmë të kapim njërin për diplomë.


