"Kamikaz i PD", Rama lexon mesazhin për gjyqtarin që dha arrestin për Erion Veliajn: Thotë se "ata të PS do ti shkrij"!
Kryeministri Edi Rama ne fjalen e tij ne kryesine e Kuvendit ne prani te grupit te PS, iu adresua gjyqtarit te GJKKO Erion Bani, i cili miratoi kerkesen e SPAK per arrestimin e Erion Veliajt.
Rama tha se nje qytetar, i ka derguar mesazh ku e informon, se SPAK e dorezoi kerkesen tek ky gjyqtar, pasi ai njihet per vendimet qe ka marre kunder eksponenteve te PS.
"Ky gjyqtar e ka nisur karrieren ne kohen kur minister ishte Eduart Halimi, ne zyre ka pasur njerin qe e kemi ne Parlament.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shprehet lart e poshte qe do ti shkrijme" theksoi Rama.
Ai vuri ne dukje se gjyqtari ne fjale, ka pasur ceshtjen Toyota Yaris, per te cilen vendosi ndalimin e publikimit te vendimit.
"Por nese ndaloi publikimin e vendimit, si ka mundesi qe Sali Berisha mori ate vendim dhe e citon here pas here ne Parlament duke nxjerre biseda dhe dialoge.
Mesazhi qe me ka ardhur thote se vendimin ne fjale ai gjyqtar, e ka ndaluar te publikohet sepse aty ka materiale e biseda per koleget e tij", tha Rama.
Ai apeloi qe kreu i SPAK, Altin Dumani, te hetoje dhe te kerkoje gjurmet e vendimit te ceshtjes Toyota Yaris, per te gjetur menyren si ai vendim perfundoi ne duart e Sali Berishes.
Deklarata e Rames:
Unë nuk merrem me qytetarin digjital - ju e dini shumë mirë, - por unë nuk mund të mos e lexoj sot tani një mesazh që më erdhi mbrëmë dhe nuk është qytetar digjital është njeri me emër dhe me mbiemër se e verifikova. “Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin, nga dje, sot dhe si në vijim, unë jam një dashamirës, brenda vathës ku një quajtur X, Y nuk po ia them emrin, merr urdhra nga një Y X nuk po ia them emrin janë emra konkret, por ka edhe diçka tjetër që ju nuk e thatë, e bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë, pse dy javë, një muaj më parë për shembull? Sepse pikërisht tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar, i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët njësoj dhe si prokurorët krahas shorteve elektronike për menaxhimin e punës organizohen edhe në jave e ditë gatishmërie për kërkesat të ngutshme dhe ngjarje të cilat kanë nevojë të trajtohen përmes disa veprimeve të menjëhershme”, - që natyrisht kjo “e ngutshme dhe e menjëhershme” për ngjarjet alarmante besoj unë që janë ngjarje, ndodhi tani krimi, urgjent, duhet ta marrim ta bëjmë, apo jo? Jo, Nesti. Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar.
“Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj që gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuar nga prokurori, jo ta ashpërsojë, por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, në fakt keni garantuar vetëm atë 100% e vulosjeve së kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar, e ka nisur karrierën si koleg zyre me këtë emrin nuk po e them se e keni në parlament, kur ishte në ministri të Drejtësisë dhe kur ministër ishte Eduard Halimi, - Eduard Halimi s’ ka problem se është njeri i lirë, - “pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër, X. Y. Nga qyteti X. i njohur familjarisht si ekstremist i djathtë, kanë trajtuar më së shumti kërkesat për eksponentë të PS-së. Disa herë në vendimet e tyre, ata e kanë kaluar cakun e gjyqtarit për kërkesa paraprake, duke bërë konsiderata që ligji nuk ua lejon dhe duke kërkuar ashpërsimin e masave të kërkuara nga prokurorët. Për shembull, të hetohet edhe për këtë vepër, të hetohet edhe ky, ose do ishte mirë të kërkohej kjo masë nga prokuroria. I tillë është dhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar, është gjyqtari paraprak për dosjen ‘Toyota Yaris’, këta qytetarët digjitalë janë hall i madh, “vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim, publikim të vendimit të tij, gjë që nuk e bën, por përkundrazi bën të kundërtën, për rastet kur duhet të përbalten njerëzit e Partisë Socialiste, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre, por ama bë ditën një, vendimin e pati në dorë, prap njëri që e keni në Parlament, dhe tani e ka, - këtij ia them emrin unë, ‘bufi i kënetës’, ky s’e ka shkruar kështu këtu, - që ua lexon shqiptarëve komunikime nga Encrochat-i në Parlament, dhe të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqësor, i ndaluar për tu përhapur dhe publikuar.”
Ku jemi këtu ne? Kjo është vepër penale! Kjo është vepër penale! Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së, në GJKKO, që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë, kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe të atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë.”
Tani këtu, s’ është qytetari digjital. Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani, të kërkojë gjurmët e vendimit të “Toyota Yaris” dhe t’ia thotë publikut si kanë përfunduar në monologët e ‘bufit të kënetës’, meqë qenka një vendim i ndaluar për publikim, dhe dihet kush e ka marrë.
Dhe e fundit që kam, është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua, që i kemi hyrë detit me këmbë dhe që është mirë ta ndaj me ju, sepse i kemi hyrë detit me këmbë kur kemi vendosur të bëjmë një kthesë që të tjerët mbase kanë qenë më të zgjuar se ne, që nga viti 1912-të nuk e kanë marrë përsipër. Kanë pasur arsyet e tyre, një vend i vogël, me shumë lidhje, me shumë komshinj, me shumë kushërinj, me shumë interesa. Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga pushteti politik. Kemi marrë përsipër që të jemi në pushtet, edhe brinjët t’ia lëmë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam asnjë pishman për këtë. E vetmja pikëpyetje që kam është, a do t’ia dalim që ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi? A do t’ia dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin pavarësisë për të bërë drejtësi dhe jo politikë? Dhe kur them politikë këtu nuk është çështja me njërin apo me tjetrin, të paktën në rastin e SPAK-ut, është e padiskutueshme. S’ është çështja me njërin apo me tjetrin. Kur them politik, është.... . Meqë njërin po e lëmë në ballkon, të shkojmë të kapim nja tre nga këta, pastaj meqë kapëm tre, të shkojmë t’i biem njërit, po meqë po bëjmë këtë për kryetarin e bashkisë, të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Tani, për këtë mund të flas unë, se e dini mirë se sa respekt kam për një farë ‘Belo Këlliçaj’, një popull kot, po tani të përfundojë njeriu në dyert e SPAK-ut për diplomën, jo e ke fallco, po çfarë është kjo? Çfarë është kjo?! Për të thënë, që shiko, ne po i biem këtij, po, po shkojmë të marrim dhe këtë, se ky është ai hija që e konkurron., ky është në këtë kuptim politik. Pra, ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet. Ndërsa në rastin e GJKKO-së, ky është një rast që duhet parë.
Sa është ora? 9:48. Nuk e di a është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, po mbase zgjohet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo! Shumë e rëndë! Shumë e rëndë! Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë. Kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet.
Gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar. Ky caktoi arrest me burg (Erion Veliaj)
Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them. Kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi.
Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem. I tillë është dhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Është i njëjti gjyqtar me çështjen Toyota Yaris.
Bufi i kënetës lëxon përgjimet nga Encrochat tani në parlament, i ndaluar për t’u përhapur dhe pubklikuar. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale.
Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë fatin e këtij apo atij.
Pjese nga fjala e Rames:
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i PSSH në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për të dhënë shpjegime publike mbi përfshirjen e emrit të saj në akt-akuzën ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Fjala ne nisje të dëgjesës
Mirëmëngjesi të gjithëve! Siç e tha kryetari i grupit, ky është një takim jashtë radhe i grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi në njëfarë mënyrë befasuar që kryetarja e Komisionit të Ligjeve figuron në atë akt-akuzën thuajse 400 faqe për Kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij, ndërkohë që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh përfshirjen e saj në këtë akt-akuzë si një person i dyshuar nga televizori. As nuk është thirrur, as nuk është pyetur, as nuk është dëgjuar versioni i saj,
Përpara sesa t’ia kaloj fjalën Kryetares së Komisionit të Ligjeve dua ta bëj shumë të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë, të institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit mbetet një qëndrim i pandryshuar.
Ajo që ndryshon është qe ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjeshtw me mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe me garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi.
Në të kundërt, ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën sesa me të ardhëm. Pse sepse diktaturë apo republikë hetuesish, Shqipëria ka pasur në të shkuarën.
Kjo është një republikë parlamentare, ku në bazë të Kushtetutës pushtetet janë të pavarura.
Pra, nuk është vetëm drejtësia e pavarur nga legjislativi dhe nga ekzekutivi, por është edhe legjislativi dhe ekzekutivi të pavarur nga pushteti i drejtësisë. Janë tre pushtete që operojnë në kornizën e tyre kushtetuese.
Në të shkuarën kështu veprohej në letër, por kishte një ombrellë që ishte diktatura e proletariatit, e cila funksiononte përmes diktaturës së hetuesve.
Sot, kjo është në letër, kjo duhet të jetë në realitet dhe këtu kemi një problem dhe këtu duhet të marrim një përgjegjësi për faktin se sot në debatin publik ka vetëm dy palë; njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina”.
Sipas asaj pale të gjithë janë për burg, të gjithë janë për litar, të gjithë janë për t’u vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë detyrën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK, i cili ka të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë sa i përket të gjithë baltës që ka marrë dhe merr familjarisht.
Por, mungon një pozicion konstruktiv, mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garantë e pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë njëkohësisht edhe garante e lirive, të drejtave, standardeve demokratike sepse siç thashë, përndryshe biem në kurthin e të kaluarës dhe për mua është e pakonceptueshme që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, pa hyrë fare në meritën e çështjes, pa diskutuar fare se a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga televizori dhe e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë sepse ne kemi Prokurori Speciale, kemi Gjykatë Speciale, kemi dhe disa gazetarë specialë, të cilët disponojnë sekrete hetimore, të cilët disponojnë ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për t,u hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë dhe për t,u bluar pastaj në ato udhëkryqet e rrugaçërisë nokturne ekran më ekran.
Kjo është e papranueshme.
As dje, as sot dhe as nesër, deri kur unë do të jem në krye të kësaj force politike të paktën, kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tanimë të pavarësisë, sepse vetëm një idiot apo një maskara mund të thonë paskëtaj që ne kontrollojmë drejtësinë.
Jo, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg fare drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht dhe vetëm të përcjellim lajme, të japim mbështetje pafund dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë, me ose pa dashje të episodeve si ky.
Minimalisht kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu? Në cilën republikë jemi këtu, që dikush thotë çfarë të dojë për dikë dhe mjafton që ky i përfoluri të nxirret me emër dhe mbiemër në ato udhëkryqet e natës si person i dyshuar pa u pyetur minimalisht.
Por nuk është vetëm kjo. Ka shumë gjëra që janë një arsye për një reflektim të përgjithshëm dhe të përbashkët të të gjithëve sepse gjithçka është ndërtuar me mund dhe falë përkushtimit, falë vullnetit, falë punës së prokuroreve dhe gjykatësve nuk mund të shembet, por përkundrazi duhet të mbrohet dhe duhet të forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë.
E shikon atë godinën atje e di çfarë është ajo, ai është profesor është njeri i arrtit nga ta dijë ai, është burgu ai, atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, ku jemi këtu ne. Si ka mundësi Ulsi ministri i Drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të Financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër.
Se kam shkuar unë flisja dhe ai ia bënte makinës daktoligrafike, sa shkon atje tek dhoma e para njëherë i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi, këtu Filip Çakullit t’i merrni dhe t’i bëni një kontratë hajde na ndihmo nëse nuk, kemi lek të regjistrojmë njerëzit që vijnë, ç’lidhje ka kjo me ne këtu, në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe por kemi edhe mikrofonin, dhjetëra punonjës të administratës që thirren atje, sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, por si mundet të shikojmë pak si respektohen të drejtat e njeriut. Kur futesh atje je në një republikë tjetër atje.
Nuk je qytetar por je mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit apo tjetrit. Ka dy vite që i kam thënë ministrit të drejtësisë është mundësia që siç po bëjnë revolucion me digjitalizimin, ministri bashkë me AKSH ka vënë në funksionim një model që shikon mbivendosjet e ligjeve, i kam thënë propozo prokurori speciale AI. Haje dru dhe më pas ra në dashuri me partinë gjatë bisedimit me hetuesin.