‘I dyshimtë’, Twitter i kufizon veprimtarinë Lulzim Bashës në llogarinë e tij, mesazhi paralajmërues

Politikë

‘I dyshimtë’, Twitter i kufizon veprimtarinë Lulzim

Rrjeti Social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo është një ‘llogari (account)e dyshimtë’.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kufizimit të llogarisë së Lulzim Bashës, por vetë twitter rendit këto 6 arsye se pse mund të kufizojë llogarinë e një përdoruesi të saj.

Arsyet pse mund të jetë kufizuar llogaria e Bashës në Twitter

1) Postimi i përsëritur i përmbajtjes dublikatë ose gati-dublikatë (lidhje ose cicërima)

‘I dyshimtë’, Twitter i kufizon veprimtarinë Lulzim

2) Abuzimi i temave në trend ose hashtags

3) Dërgimi i twitte-ve ose përgjigjeve të automatizuara

4) Përdorimi i robotëve ose aplikacioneve për të postuar mesazhe të ngjashme bazuar në fjalët kyçe

5) Postimi i mesazheve të ngjashme mbi shumë llogari (spam)

6) Follow-Unfollow agresive e njerëzve

Por, kufizimi i llogarisë së Bashës ka zgjatur përkohësisht, ashtu siç thuhet dhe në paralajmërimin e vetë “Twitterit”, dhe më pas i është rikthyer normalitetit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion