Drejtori i Pyjores në Maliq humbi jetën pas përmbysjes së kamionit me dru, arrestohet shoferi

Aktualitet

Drejtori i Pyjores në Maliq humbi jetën pas përmbysjes së

Është vënë në pranga ditën e sotme shoferi i kamionit që zuri poshtë drejtorin e Pyjores në Bashkinë e Maliqit, Marsel Nazifi.

NJOFTIMI

Maliq

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Vrëpckë, Maliq, ku si pasojë e përmbysjes së një mjeti, gjeti vdekjen shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, (me detyrë shofer pranë një firme), pasi dyshohet se këtij shtetasi i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit M. N., pasagjer në këtë mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion