Hyri dhe doli me pranga në duar, Ilir Beqaj largohet nga kryesia e Kuvendit
Lajmifundit
/
12 Nëntor 2024, 19:53
Politikë

Ilir Beqaj ka qëndruar gjatë sot në Kryesinë e Kuvendit ku u paraqit në orët e para të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Ai u shfaq me pranga në duar, por është munduar që ti fshehë duke i mbuluar me xhup.
Të njëjtin veprim bëri edhe kur doli nga Kryesia rreth orës 19:45.
Ish ministri para se të futej në furgon, iu drejtua gazetarëve duke i thënë “ndjesë për pritjen”.


