Humbi në Himarë, reagon Petro Gjikuria: Betejë e madhe, kisha përballë gjithë shtetin!

Politikë

Humbi në Himarë, reagon Petro Gjikuria: Betejë e madhe, kisha

Petro Gjikuria ka reaguar pas humbjes ne Himare perballe Vangjel Tavos. 

Ai fajeson per rezultatin metodat anti-demokratike ndersa thote se ndikues ishte edhe abuzimi me listen e zgjedhesve.

Deklaratë e Petro Gjikurisë lidhur me rezultatin zgjedhor

“Patëm një betejë të madhe.

Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri.

Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre.

Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe

njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin.

Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.”

ME TE LEXUARAT