Humbi betejën me Covid-19, Basha mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Guljelm Radosë

Politikë

Humbi betejën me Covid-19, Basha mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Guljelm Radoja. Aktori Radoja ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të aktorit, Basha thotë se Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

Mesazhi i plotë:

Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion