Hetimori i Shëndetësisë, PS dhe PD bien dakord të shtyhet edhe me 2 javë afati i Komisionit!

Politikë
Hetimori i Shëndetësisë, PS dhe PD bien dakord të shtyhet

Pas debateve të forta që përfshinë palët politike ditën e djeshme, është vendosur që të shtyhet afati i Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, për koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up.

PS dhe PD kanë rënë dakord që ky afat të shtyhet edhe dy javë të tjera. Konsensus PS-PD pati që të krijohet edhe hapësirë për të pyetur dëshmitarë të tjerë, përfshi edhe Ilir Beqajn, raporton gazetarja e Report TV, Esiona Konomi.

Kjo ishte kërkesa që kryetarja Albana Vokshi bëri dje gjatë debateve të forta, ku nuk munguan edhe akuzat e drejtpërdrejta mes deputetëve.

Fillimisht nënkryetari Plarent Ndreca dhe PS u shprehën kundër, por opozita kërkoi afat të shtuar që të pyeteshin të gjithë dëshmitarët e listës, pasi ata nuk kanë qenë prezent në disa nga mbledhjet që i cilësuan të njëanshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion