Tentuan t’i merrnin me forcë varësen, vritet në moshën reperi i famshëm amerikan

Showbiz
Tentuan t’i merrnin me forcë varësen, vritet në moshën

Reperi Michael Robinson, i njohur me emrin e artit si Ralan Styles dhe i famshëm për këngën rap “Baby Shark”, u qëllua për vdekje në moshën 22-vjeçare.

Ngjarjet ndodhën gjatë orëve të para të mëngjesit të 19 tetorit, kur Styles u sulmua në lagjen Victorian Village.

Sipas dëshmitarëve, vrasësi i dyshuar qëlloi Styles pasi u përpoq të vidhte një varëse prej tij. Konfrontimi shpërtheu kur Styles u përpoq të rezistonte, duke bërë që grabitësi të hapte zjarr.Departamenti i Policisë së Kolumbias raportoi se oficerët mbërritën në vendngjarje, duke gjetur Styles të plagosur me armë zjarri. Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar në spital, reperi u shpall i vdekur.

Mahamood Hassan, 24 vjeç, u arrestua pasi u identifikua nga dëshmitarët që dhanë një përshkrim të detajuar të grabitësit. Hassan është akuzuar për vrasjen e Styles dhe mbetet në paraburgim në burgun e Qarkut Franklin, në pritje të gjykimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion