Harta e re territoriale, PD ‘thërret’ për ndihmë qytetarët! Hartohet anketa, dëgjesa edhe në degët nëpër rrethe

Politikë

Harta e re territoriale, PD ‘thërret’ për ndihmë

Demokratët kanë thirrur në ndihmë qytetarët para se të shkojnë me një version final në tryezën e Komisionit të Reformës Administrative-territoriale për hartën e re.

Një anketë, është shpërndarë këtë të shtunë, ku i kërkohet qytetarëve të japin mendimin e tyre mbi versionin e ndarjes së re territoriale mbi të cilën po punohet në komisionin e Posaçëm në Kuvend.

“A jeni të kënaqur me ndarjen administrative-territoriale të vitit 2014 në bashkinë tuaj?”

“A mendoni se bashkia juaj është shumë e madhe dhe qeverisja e saj është larg qytetarëve?”

Cilin model preferoni për organizimin e bashkisë? Bashki më të vogla, apo më të mëdha?” janë disa nga pyetjet që i bën PD qytetarëve.

Kjo anketë vjen vetëm pak ditë pasi PD nxori edhe një udhëzim për ture dëgjesash që do të organizohen nga degët e saj.

Ndërsa më 31 mars përmes një tryeze që mblodhi drejtuesit e saj, kryetarë bashkish si dhe ekspertët e opozitën në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrative, PD prezantoi propozimet e para, për më shumë bashki, komuna malore si dhe rajone në vend të qarqeve.

Edhe socialistët kanë paraqitur 4 variante fillestare për hartën e re territoriale, e cila duhet të jetë gati brenda 2027.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion