FOTO-LAJMI/ Në vigjilje të Pashkës, dyndje masive automjetesh në drejtim të Korçës!

Aktualitet

FOTO-LAJMI/ Në vigjilje të Pashkës, dyndje masive automjetesh

Korça po pret Pashkët Ortodokse ku falë atmosferës festive, dyndje të mëdha automjetesh janë drejtuar në qytetin juglindor.

“Ora News” ka siguruar pamjet nga situata e pak minutave më hapë në rrugën nacionale që të çon në qytetin e Korçës.

FOTO-LAJMI/ Në vigjilje të Pashkës, dyndje masive automjetesh

FLUKSET EDHE NE PIKAT KUFITARE

Festa e Pashkës ka sjellë fluks në pikat kufitare me Greqinë, si në Kakavijë ashtu edhe në Kapshticë. Sipas të dhënave nga policia kufitare mësohet se gjatë 48 orëve të fundit Kakavija është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh në hyrje-dalje, ku vihet re rritje e numrit të emigrantëve që zgjedhin të hyjnë në Shqipëri për të kaluar festat pranë familjeve.

Emigrantët janë shprehur se kanë vendosur të kthehen në atdhe për të festuar Pashkën me familjarët e tyre, ndërsa shtojnë se iu është dashur që të përballen me radhët në pikat e kalimit të kufirit.

Ndërkohë fluks të lartë emigrantësh, të cilët hyjnë në territorin shqiptar, ka patur edhe në doganën e Kapshticës. Autoritetet vijojnë të mbajnë në monitorim situatën, ndërsa fluksi pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT