Gjyqi për shpifje ndaj Edmond Sulajt, Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm

Politikë

Gjyqi për shpifje ndaj Edmond Sulajt, Gazment Bardhi shpallet i

Gjykata e Posaçme, GJKKO, ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat Gazment Bardhi edhe pse Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkoi shpalljen fajtor të tij për “shpifje.”

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit Gazment Bardhi për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për “fyerje”.

Tha se Edmond Sulaj u emërua në krye të policisë Shkodër nga bandat, SPAK kërkon shpalljen fajtor të Gazment Bardhit: Akuzohet për shpifje
Kërkesë e cila u rrëzua nga GJJKO.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet “Sky Ecc” të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK konfirmoi se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.

ME TE LEXUARAT