Nisin reshjet e borës në qarkun e Shkodrës, s’ka probleme me qarkullimin
Lajmifundit
/
14 February 2025, 10:19
Aktualitet

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës.
Qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.
Gjithashtu në shumë fshatra ka patur në këto orë probleme me energjinë elektrike.


