Gjyqi i Ramës me Becchettit, Basha: Kjo luftë do i kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro

Mëngjesin e sotëm, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për gjyqin mes kryeministrit Rama dhe sipërmarrësit italian Francesco Becchetti. Ai e ka cilësuar këtë personale, ndërsa theksin e vendosur tek shpezimet që Shqipëria do paguajë për këtë gjyq.
Kryedemokrati ka publikuar në ”InstaStory” një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar vendimit të një dite më parë, ku kreu i qeverisë humbi gjyqin ndaj Becchettit.
“21 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Beçhetti?
Përgjigjja: 110 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit ‘Agon’”, shkruan Basha.


