Nuk i ndaloi as ora policore, digjen sërish koshat e plehrave në Elbasan

Aktualitet

Nuk i ndaloi as ora policore, digjen sërish koshat e plehrave në

Persona ende të paidentifikuar u kanë vënë flakën koshave të plehrave në bulevardin kryesor të Elbasanit në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, duke u bërë një ngjarje e përsëritur.

Policia bën me dije se disa persona kanë djegur koshat dhe i kanë zhvendosur ato pranë bizneseve, duke rrezikuar që dhe këto të fundit të përfshihen nga flakët. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01:45. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka shmangur përhapjen e flakëve. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që koshave të plehrave u vihet flaka brenda 48 oreve në buldvardin kryesor të qytetit të Elbasanit. 

Gjithashtu, personat e paidentifikuar kanë thyer orën policore, pasi lëvizja pas orës 20:00 është e ndaluar.

ME TE LEXUARAT