GJKKO shtyn sërish seancën paraprake për Berishën, ja kur do të mbahet e radhës

Politikë

GJKKO shtyn sërish seancën paraprake për Berishën, ja kur do

GJKKO ka shtyrë sërish seancën paraprake për ish-kryeminstrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 31 janar, ora 09:00. 

Në seancën e radhës në GJKKO pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes ‘Partizani’.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion