Mikpritja nga rivalët/ Kamala Harris i uron mirëseardhjen zv.presidentit të ri, JD Vance

Aktualitet

Mikpritja nga rivalët/ Kamala Harris i uron mirëseardhjen

Me Presidentin Donald Trump që u fut në Shtëpinë e Bardhë për të dytën herë, duke u mirëpritur nga Joe Biden, zv.presidenti JD Vance u mirëprit nga rivalja e Trump, Kamala Harris.

Harris dhe bashkëshorti i saj Emhoff përshëndetën Vances jashtë Shtëpisë së Bardhë përpara se të pozonin për një foto dhe të futeshin brenda për herë të fundit.

JD Vamnce, Usha Vance dhe tre fëmijët e tyre do të zhvendosen në rezidencën e Observatorit Detar menjëherë pas inaugurimit, e cila ka qenë shtëpia e zv.presidentëve të SHBA-së që nga viti 1970.

Më parë u përfol se bashkëshortja e Vance, Usha, kontaktoi bashkëshortin e Harris, duke kërkuar detaje rreth shtëpisë, mbi mënyrat për të pasur më shumë siguri për tre fëmijët e tyre të mitur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion