Vrasja e Martinit, babai merret në pyetje në polici: Nuk e dinim që kishte konflikt, shkolla s`më lajmëroi

Aktualitet

Vrasja e Martinit, babai merret në pyetje në polici: Nuk e dinim

Engjëll Cani, babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë është pyetur këtë të mërkurë për herë të parë rreth ngjarjes.

Ëngjëll Cani thotë se shkolla nuk i kishte vënë në dijeni se fëmijët ishin zënë në edhe ditë para ngjarjes tragjike, çka sipas tij mund të kishte parandaluar sherrin që i mori jetën të birit vetëm 200 metra larg shkollës më 18 nëntor.

Vrasja e Martinit, babai merret në pyetje në polici: Nuk e dinim

Babai i Martin Canit thotë se vetëm ditën e vrasjes shkolla telefonoi gruan e tij teksa ajo ndodhej në punë, por askush nuk u përgjigj më, kur ajo kërkonte të lidhej me stafin për të mësuar më shumë.

Deklarimet ai i ka dhënë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Kryeqytetit, teksa shprehet se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e dyshuar të vrasjes Mario Përlleshaj.

Ai është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe nëse familja e autorit të dyshuar i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, teksa Engjëlli thotë se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion