Gazment Bardhi shpërthen ndaj Begajt: Po sillesh si vartës i rëndomtë i Ramës

Politikë

Gazment Bardhi shpërthen ndaj Begajt: Po sillesh si vartës i

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, dekretim ky që vjen pas takimit me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi. Bardhi në reagimin e tij në rrjetet sociale shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnjë konsultë. 

Ai shton se data e zgjedhjeve në Himarë ishte një teatër mes kryeministrit Edi Rama dhe gjeneralit të kthyer në ushtar, duke nënkuptuar Begajn.


“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion