“100 kg kokainë, 1 milionë në xhep”/ Zbulohen bisedat e shqiptarit që kontrollonte burgun e Janinës

Aktualitet

“100 kg kokainë, 1 milionë në xhep”/ Zbulohen bisedat

Disa ditë më parë një operacion policor i forcave speciale greke ndërhyri në burgun e Janinës për ekzekutimin e disa urdhër arresteve lidhur me shpërndarjen e drogës. Grupi kishte në qendër shqiptarin Edmond Përbasha, ku njiher si “Bossi” apo “Shefi”. Përbasha së bashku me bashkëpunëtorë të tij përfshirë policë, gardianë e zyrtarë, ai kontrollonte veprimtari të paligjshme. Ndërhyrja e forcave speciale greke për arrestimin e tij dhe disa zyrtarëve të burgut shkaktoi revoltë, duke bërë që disa prej të burgosurve ti vinin zjarrin dyshekëve.


Sakaq së fundmi janë zbuluar bisedat e përgjuara nga autoritetet, ku zbulohet edhe planifikimi për ardhjen e një ngarkese me 100 kg kokainë.

Shqiptari Edmond Përbashaj ose “Shefi”  synonte të sillte në Greqi në fillim të majit 100 kilogramë kokainë nga të cilat do të merrte 1 milionë euro. Gjithashtu për planet e tij ishte vënë në dijeni edhe zëvendësdrejtori i Burgut, i cili nuk e denoncoi menjëherë ashtu siç duhej. Intimiteti që ata kanë krijuar me njëri-tjetrin është i dukshëm teksa biseda zhvillohet përballë një të burgosuri tjetër. 

“Shefi”: Po të bëhet një punë tani, shok, do të marr shumë para

Zëvendësdrejtori: Nëse është kryer puna? Ku jashtë? Tani po prisni?

“Shefi”: Një pako për të kaluar, njëqind kilogram koka, shoku

Zëvendësdrejtori: Kur, mirë çdo gjë? Ndonjë një milionëshe? Sa është kjo?

“Shefi”: Një milion i pastër në xhep.

Zëvendësdrejtori: Në xhep një milion? Nëse kalon, nëse nuk kalon?

“Shefi”: Nëse nuk kalon vari… .

Zëvendësdrejtori: Prit, 100 kilogramë koka, sa e paguar? E blerë?

“Shefi”: Këtu ato vijnë 2 milionë.

Zëvendësdrejtori: Prit o budalla, ti sa do ta paguash?

“Shef”: Do jap dy dhe do ta shes tre

Zëvendësdrejtori: Do marrësh tre?

“Shefi”: Do nxjerri një.

Me bekimet, siç del, të zv/drejtorit, Përbashaj fuste dhjetëra mijëra euro në burg. Karakteristik është dialogu me një punonjës të të burgut për të futur në burg 21 mijë euro.

Punonjësi: Çfarë 21? Je mirë ti more?

“Shefi”: Po.

Punonjësi: Kjo që thua nuk është e mundur… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Sikur të ishte pak më e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.

“Shefi”: Nuk dua ti justifikoni.

Punonjësi: Je mirë mor djalë? Ku dreqin? Dhe ku duhet t’i vendos ato? Në mbathjet e mia?

“Shefi”: Merri jashtë…po ti marrësh paratë dhe t’i vendosësh diku? Nuk do të na kapin…Fshehi diku, thuhet në komunikimet e zbardhura nga media greke. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion