Gazment Bardhi bojkoton mbledhjen e Kryesisë së PD, u kërkon që të mbledhin Këshillin Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga 1/5 e anëtarëve të PD zyrtare.
Mbledhja është thirrur me qëllim shqyrtimin e tre çështjeve:
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSH;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”:
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor; 4- Diskutim mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm.
Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryesisë të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut, e po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.


