Arrihet supermarrëveshja, kompania kineze do të prodhojë 60 milion doza të vaksinës ruse

Bota

Arrihet supermarrëveshja, kompania kineze do të prodhojë 60

Rusia dhe Kina duket se do të tentojnë së bashku që të fitojnë luftën e vaksinave ndaj COVID-19 në gjithë botën.

Sipas fondit rus të investimeve, Rusia ka rënë dakord që kompania Shenzhen Yuanxing Gene-tech Co.,Ltd., një nga më të mëdhajat në llojin e saj në Kinë do të prodhojë 60 milion doza të vaksinës Sputnik V.

Me këto doza do të vaksinohen 30 milionë qytetarë. Sputnik V deri më tani është prezentë si vaksinë në 57 vende, përfshirë mes tyre Shqipërinë. Efikasiteti i saj është 91.6% sipas Lancet dhe është tashmë një nga vaksinat më të përhapura dhe të përdorshme në gjithë botën.

ME TE LEXUARAT