Garë noti me Edi Ramën? Ja se si përgjigjet Sali Berisha

Politikë

Garë noti me Edi Ramën? Ja se si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë më ndryshe nga ç’jemi mësuar, ku një nga pyetjet që ngjalli vëmendje ishte nëse do të pranonte të bënte një garë noti me kryeministrin Edi Rama.

Duke ruajtur stilin e tij të drejtpërdrejtë, Berisha u përgjigj me bindje se do ta mundte Ramën në një përballje të tillë.

“Jam i përgatitur për çdo garë përballë tij, ai nuk është i përgatitur për asnjë garë. Ai ka zgjedhur arrestimet, ka zgjedhur metodat atërore për kundërshtarët dhe në këtë kontekst, në qoftë se ka njeri pa vlerë, është ai. Padiskutim që do ta mundja,” deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT