“Asma po vdes”, gruaja e Bashar al-Assad në gjendje të rëndë shëndetësore: Ajo ka 50% shance për të jetuar

Bota

“Asma po vdes”, gruaja e Bashar al-Assad në gjendje të

Bashkëshortja e diktatorit Bashar al-Assad, Asma është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leuçemisë, një sëmundje që ajo e ka kaluar dhe më parë.

Siç raporton dhe The Telegraph, doktorët i kanë dhënë 50% shance për të jetuar pasi gjendja e saj është përkeqsuar rëndë dhe tashmë ajo qëndron në dhomë, e izoluar nga personat e tjerë.

Momentalisht pas rënises së regjimit të Assad në fillim të muajit në Siri, çifti kërkuan azil në Moskë ku dhe po qëndrojnë aktualisht. Pak kohë më parë u raportua për një divorc të mundshëm pasi Asma nuk dëshironte të qëndronte më në Moskë, por donte të kthehej në Britani për të marrë tjrajtim të speializuar për sëmundjen e saj.

Asma Assad ka nënshtetësi të dyshifshtë, atë britanike ku dhe ka lindur dhe nënshtetësinë siriane, ku ka jetuar.

Për Asmën këto kohë është duke u përkujdesur dhe babai i saj, i cili është zemërthyer për gjendjen e të bijës.

“Asma po vdes! Ajo ka 50% shance për të jetuar”, janë raportimet që vijnë nga The Telegraph të marra nga burime brenda familjes së Assad.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion