Gara për kryetarin, demokrati: PD mund të ngelet një partiçkë, rrezikohet ekzistenca e saj

Politikë

Gara për kryetarin, demokrati: PD mund të ngelet një

Ish-nënkryetari i forumit rinor të PD-së, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar, Lisander Hoxha deklaroi se në mbledhjen dhe vendimet e marra një ditë më parë nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, nuk ndodhi ajo që prisnin.

I ftuar këtë të hënë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hoxha e cilëson të nxituar dhe të parakoshëm garën brenda PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Jo nuk ndodhi ajo që prisnim. Në fillim duhej të hapej një debat politik, demokratët diskutonin për gjëra që janë bërë gabim, të bëhej një analizë e brendshme, dhe në fund të arrihej te procesi politik.

Nuk kishim asnjë ngut të shkonim në një garë 17 ditore, ku një kandidat duhet të bredhë në vende. Më duket i nxituar. Ngut i panevojshëm në kushtet ku ndodhet sot PD. Ishte e parakohshme.  

Gara për 17 ditë është e paracaktuar, e mbyllur, nuk ka më garë…Unë do të mbështesë çdo të ri që do t’i ofrojë PD çdo zgjidhje. Kemi 8 vite që gjejmë hajdutin në çdo palë zgjedhje, braktisëm mandatet dhe tani akuzojmë se na vodhën prapë. Do shkojmë tek vjedhja e radhës apo do krijojmë një proces të ri dhe t’i japim garanci shqiptarëve se ne mund t’i fitojmë zgjedhjet.”


I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë një proces jo i drejtë, sikundër pretendon edhe grupimi “për PD”, Hoxha pohoi se mund të rrezikohet shuarja e PD.

“Është një skizëm brenda PD-së që rrezikon ekzistencën e PD. Mund të ngelet partiçkë. Nëse duan të tallen me demokratët, PD shkon dhe zvogëlohet. Unë uroj që të bashkohemi mbi platformat, të zgidhim problemet dhe të shkojmë në fitore…Ne i humbëm zgjedhjet, Rama nuk i ka fituar. Duhet të ishte Lulzim Basha në atë karrige, nuk e meriton Rama.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion