Po kthehej nga puna, 26-vjeçari në Greqi përplaset për vdekje, kishte blerë makinën pak ditë më parë

Aktualitet

Po kthehej nga puna, 26-vjeçari në Greqi përplaset për

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë një një aksident automobilistik në zonën e Loutraki në Greqi, teksa po kthehej nga puna në një fabrike pasditen e kësaj të hëne.

Sipas mediave greke, makina me të cilën ai po udhëtonte u përplas me një tjetër automjet. Përplasja rezultoi fatale për 26-vjeçarin.

Raportet paraprake thonë se 26-vjeçari nuk e pa automjetin që po vinte në drejtim të kundërt. Ai u dërgua në spital, ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Pak ditë më parë i riu kishte shitur motorin dhe kishte blerë makinë. Prindërit e tij janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion