Fushatë online, kryeministri Rama: Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë
Lajmifundit
/
1 April 2021, 08:17
Politikë

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka postuar ambientet e rindërtimit të shkollave në vend.
Në shkrimin e këtij posti, kryeministri ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, duke treguar prioritetin që qeveria e tij ka.

”Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm”, shkruan kryeministri Rama.
Në më pak se një muaj, në vendin tonë do mbahen zgjedhjet, ku kryeministri Rama po lufton të marrë një mandate të tretë, që sipas tij, ka ende punë të papërfunduara në vend.


