Luhatje të temperaturave, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
1 April 2021, 07:54
Aktualitet

Moti në vendin tonë sot do jetë nën ndikimin e kthjellësirave deri në orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe verilindor do të ketë shfaqe të vranësirave të lehta. Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 24°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.


