FOTO+VIDEO / Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Zegjine Çaushi ndryshon “look”: Flokë dhe stil veshjeje ndryshe

Politikë

FOTO+VIDEO / Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Zegjine

Në orën 17:00 të kësaj të marte ka nisur sesioni i ri parlamentar, teksa pak minuta më parë kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit deputetët, të “rrethuar” nga gardhet metalike të cilat janë vendosur për shkak të protestës e cila po zhvillohet karshi kësaj seance.

Ndërkohë një video e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo nisje e këtij sesioni parlamentar duket se ka sjellë ndryshime edhe në “look”-un  e Çaushit, e cila nga pamjet e publikuara duket se ka ndryshuar ngjyrën dhe modelin e flokëve, si edhe stilin e veshjes. 

Nga kostumet të cilat ishin të përjavshme në shfaqjet e saj në Kuvend, Zgjine Çaushi është shfaqur e veshur me një fustan elegant.

Kujtojmë se sipas raportimeve të deri tanishme në këtë session të ri parlamentar vëmendja pritet të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.

Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas këtij propozimi, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion