Mbyllet seanca plenare, deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

Aktualitet

Mbyllet seanca plenare, deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit

Ka përfunduar seanca plenare e nisur në orën 17:00, ndërsa deputetët kanë nisur të largohen nga ambientet e Parlamentit.

Si fillim janë larguar deputetët demokratë që braktisën votimin në sallë, dhe më pas ata socialistë.

Jashtë godinës, protestuesit i kanë pritur me thirrje dhe brohoritje, duke përsëritur mesazhin: “Ju erdhi fundi!”

Protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e policisë të cilët kanë rrethuar çdo hyrje që të çon te Parlamenti.

Ndërkohë, socialistët votuan me 79 vota pro Klodiana Spahiu në rolin e ministres së Shëndetësisë dhe Evis Kushi zyrtarisht kaloi në nënkryetare Kuvendi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion