“Foton me Lulin e do me autograf të përbashkët?!”, Rama replikë me komentuesin: Fizikisht s’puqemi, zemrën...

Politikë

“Foton me Lulin e do me autograf të përbashkët?!”,

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha gjatë bashkebisedimit virtual me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”. Rama replikoi me një komentues i cili e pyeti se kur do të bëjë një foto të përbashkët me Lulzim Bashën.

“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shoku im në diasporë”, iu drejtua qytetari.

“E do me autograf të përbashkët shoku në diasporë?! Për foton nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër se kështu fizikisht nuk puqemi me njëri-tjetrin. Nuk jemi larg syve dhe larg zemrës, jemi larg syve dhe sytë në zemër”, shprehet Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion