Balla poston foton e efektivit: U gjakos nga dhuna e mbetjeve sociale dhe politike

Politikë

Balla poston foton e efektivit: U gjakos nga dhuna e mbetjeve sociale dhe

Një polic është lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit para Kuvendit, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar duke publikuar një foto të efektivit të gjakosur.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla dënon dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe bën thirrje për distancim nga aktet e tilla, duke theksuar se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit” dhe se kush ngre dorë ndaj tyre, ngre dorë ndaj shtetit.

“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna.

Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion