Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në Kuvend, humbësit e 25 prillit i japin lamtumirën kolegëve

Politikë

Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në

Kuvendi zhvilloi këtë të mërkurë (datë 7.07.2021) punimet e fundit të këtij viti parlamentar.


Në rend dite, ishte miratimi i disa akteve dhe zgjedhja e kryetares së re të AMA-s, post që u fitua nga Armela Karsniqi.

Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në

Kjo ditë, ndër të tjera, do të mbahet mend edhe si dita e fundit e disa deputetëve në Kuvend. Të shumtë janë ata në radhët e opozitës parlamentare, që nuk do të jenë sërish në Kuvend në muajin shtator.

Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në

Ndërsa, po aq, janë edhe nga radhët e Partisë Socialiste. Ilir Beqaj, Ditmir Bushati, Ervin Bushati, Fidel Ylli, Vasilika Hysi, Musa Ulqini, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, janë disa nga emrat që s’do të jenë për 4 vitet e ardhëm deputetë.

Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në

Ndërsa nga radhët e opozitës parlamentare, disa nga emrat, që kanë qenë dhe më aktivët në këto dy vite (që nga djegia e mandateve nga PD dhe LSI), janë Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Halit Valteri. Ky i fundit, i është bashkuar Partisë Socialiste dhe në zgjedhjet e prillit, u pozicionua si i 32 në listën shumëemërore të kandidatëve të Qarkut të Tiranës. Ai nuk mundi dot të thyente herësin.

Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në

Sakaq, LSA, ka sjellë foto nga brenda dhe jashtë godinës së hartimit të ligjeve, ku në fokus kanë qenë deputetët. Ditmir Bushati shihet i buzëqeshur, teksa përqafohet me kolegun Myslim Murrizi.

Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në

Edhe Fatmir Xhafaj, i cili do të jetë sërish në Kuvend pasi arriti të thyente herësin, shihet duke u takuar e biseduar me Murrizin. Ndërsa sa i përket, deputeteve që tërhoqën vëmendjen me veshjet e tyre, kryesuese në këtë seancë të fundit, janë ministrja Etilda Gjonaj dhe deputetja Blerina Gjylameti.

Foto/ Buzëqeshje e përqafime në ditën e fundit në

Ministrja e Drejtësisë, kishte zgjedhur të vishej me kostum serioz në këtë seancë, ndërsa deputetja, kishte ardhur me veshje sportive dhe me ngjyra verore. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion