Kiara Tito dhe Butrint Imerri në një “marrdhënie dashurie”?/ Flet për herë të parë moderatorja…

Në showbizin shqiptarë një ndër më të përfolurit së fundëmi kanë qenë edhe moderatorja e njohur Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri.
Për dyshen, prej disa kohësh u fol se janë në një marrdhëni dashurie, gjë e cila u komentua shumë nga publiku.
Por kësaj i ka dhënë përgjigje një herë e mirë moderatorja e dashur për publikun.
E ftuar së fundmi në Express Rozë, Kiara u pyet nëse do të zbulonte njëherë e mirë historinë me këngëtarin.
“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”, është shprehur moderatorja.
Për herë të fundit ajo tha se nuk ka pas asnjë histori mes tyre.
“Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos të më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, ka thënë ndër të tjera Kiara.


