Luajti në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm”, koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur shqiptar

Showbiz

Luajti në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm”,

Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.

Aktori Luran Ahmeti 46-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Luajti në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm”,

Ai la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O sa mirë” në rolin e profesorit të historisë.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.

Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

Luran Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O Sa Mirë” në rolin e profesorit të historisë.

Luajti në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm”,

Ai ka luajtur gjithashtu edhe në serialin historik të famshëm turk të “Sulejmanit të Madhërishëm”, duke luajtur rolin e Husrev Pashas, siç shihet në foton më poshtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion