Fabrika e Shkëlzen Berishës në Gërdec/ Gazetari Doçi: Shpenzim 1.9 milionë euro pa burim të ligjshëm, fshihet një biznesmen i fuqishëm

Politikë

Fabrika e Shkëlzen Berishës në Gërdec/ Gazetari Doçi:

SPAK ka nisur që të lëkundë themelet e perandorisë së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Nën hetim është edhe pasuria e Shkëlzen Berishës dhe sidomos një investim rreth 2 milionë euro në Gërdec, ku ka ngritur një fabrikë për përpunimin e boronicave.


Gazetari Adriatik Doçi foli në emisionin “Breaking” në Top News për këtë çështje duke thënë se Shkëlzen Berisha ka bërë edhe një investim prej 1.9 milionë euro.

Adriatik Doçi: Në dokumentet e kompanisë së boronicave, rezulton se Shkëlzeni ka bërë shpenzim 1.9 milionë euro për blerjen e pajisjeve. E këto para nuk kanë asnjë burim të ligjshëm. Burimi ku po heton SPAK. Berisha ka marrë një kredi prej 1.8 milionë euro dhe ka lënë koleteral prona 500 mijë euro, një e katërta e kredisë që është marrë. SPAK po verifikon për paratë e dyshimta për fabrikën e boronicave.

Sipas Doçit, kjo kompani është fantazmë, pasi nuk ka aktivitet, nuk ka punëtorë.

Adriatik Doçi: Por duket se përdoret për pastrimin e parave, pista kryesore dhe shqetësuese. Një kompani që të funksionojë duhet të ketë një staf të caktuar, por nuk figuron asgjë, nuk ka listë pagesë.

Ndërsa i pyetur nëse ka emra të njohur të përfshirë në këtë kompani, Doçi tha se po, madje është një biznesmen shumë i fuqishëm.

Adriatik Doçi: Në këtë skenë të lëvizjeve të parave, fshihen persona të tjerë, ku është edhe një biznesmen i fuqishëm, i cili është favorizuar shumë nga qeveria e Berishës, por edhe tani nga disa institucione.

ME TE LEXUARAT