Të dielën mblidhet Këshilli dhe Kryesia, grupi 'Për PD': Nuk mund të përdoren si vegla! Nuk jemi vartës të Bashës

Politikë

Të dielën mblidhet Këshilli dhe Kryesia, grupi 'Për

Grupimi për PD-së ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratiti Lulzim Basha, sipas të cilëve po keqpërdor institucionet drejtuese të kësaj force politike.

"Institucionet kryesore vendim marrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diktuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit te brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak t'u komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretareve personal të Kryetarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit, por të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokrateve dhe jo Kryetarit", thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT