"Mua Meta më kritikoi si politikane", sulmet ndaj Dumanit, Kryemadhi: Jam dakord në çdo fjalë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë së Posaçme dhe kreut te saj Altin Dumani.
“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria, jam shumë dakord për mënyrën. Edhe them përsëri, vjen revolta.

SPAK-u është një vegël e Edi Ramës dhe bëtaja jonë nuk është me SPAK-un.
Në dalje të Kuvendit deputetja e PL Monika Kryemadhi tha se sulmet ndaj saj kanë qenë si politikane dhe jo si bashkëshorte.
Si i komentoni deklaratat e Metës për luftë ndaj nepotizmit brenda PL-së dhe që nuk do ketë familjarë të drejtuesve të partive?
Kryemadhi: Në 2003 PS ndryshoi statutin për të larguar Kryemadhin nga PS, thoshte o Monika o Ilir Meta në drejtimin e PS. Në 2004 kur u themelua LSI, grupi themelues dhe pse Monika ishte një nga firmëtarët, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti. Pas dy vitesh e ndryshuan prapë.
Meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore ndërsa deputeti zgjidhet me vota, mund të të emërojë meta deputet po problemi është se nuk të zgjedhin njerëzit.
E pyetur nëse do të garojë për presidente të PL-së tashmë që Meta ka nisur revolucionimin e partisë duke nisur nga vendi i tij, Kryemadhi duket se nuk do ta sfidojë.
"Zonjë unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura"


