Aksident i pazakontë në Tiranë, “Benzi” përfundon sipër mjetit të parkuar
Lajmifundit
/
18 Prill 2024, 16:32
Aktualitet

Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.
Shoferja e një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi një tjetër mjet të parkuar anash rrugës.
Mjeti ka përfunduar mbi makinën tjetër, ndërsa nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


