Çështja Veliaj/ Avokati i njohur: Ols Dado të japë dorëheqjen, është në konflikt interesi!

Politikë

Çështja Veliaj/ Avokati i njohur: Ols Dado të japë

Avokati Maks Haxhia ka reaguar në lidhje me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.

Haxhi është shprehur se prokurori i çështjes Ols Dado është në konflikt interesi në dosjen ku po hetohet Veliaj dhe për rrjedhojë duhet të japë dorëheqje.

"Në lidhje me qëndrimin që ka mbajtur Veliaj me akuzën dhe përfaqësuesin e akuzës, Ols Dado sa i përket konfliktit të interesit: Në bazë të kodit të procedurës çdo prokuror apo gjyqtar që e ka të konstatuar konfliktin e interesit është i detyruar të japë dorëheqjen.

Do ishte shumë profesionale që prokurori ta bënte diçka të tillë.

Nuk kuptoj përse duhet me patjetër të jetë ky prokuror në ketë çështje? Nëse janë të sigurt për provat që kanë, përse kërkon prokurori të rri me çdokush në çështje, kur evidentohet një konflikt interesi?", tha avokati.

ME TE LEXUARAT