Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”

Politikë

Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së,

SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa “arrest shtëpie”.

Dy prokurorët që po hetojnë aferën “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, që tashmë dosjen e kanë kaluar në gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim, po zhvillohet sot me gjyqtare Flojera Davidhi, e cila i hoqi Berishës masën arrest shtëpie më datë 27 nëntor.

Më datë 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin opozitar, Sali Berisha. Avokati i Berishës tha se ndalimi i komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe e kishte paralajmëruar më herët apelimin e masës.

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohej që të mos largohet nga banesa e tij si dhe mos të komunikojë me persona të tjerë. Lideri i PD po hetohet për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar që Berisha të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion