“Branko pinte raki”, gruaja e viktimës në Durrës: Autori dhe burri ishin shokë të ngushtë

Aktualitet

“Branko pinte raki”, gruaja e viktimës në Durrës:

Majlind Habibi dhe Branko Shkoza, ishin shokë e fqinj me njëri-tjetrin në Spitallë të Durrësit. Dhjete ditë më parë, konsumuan alkool në lokalin e lagjes dhe rrugës për në shtëpi debatuan pasi Habibi dyshonte se Shkoza i ngacmonte bashkëshorten.

Tek ura e drurit, 35- vjeçari Habibi e goditi shokun me grusht, duke e hedhur në kanalin e ujërave të zeza. Trupi i të ndjerit u gjet para 5 ditësh dhe policia fillimisht e raportoi si ngjarje aksidentale. Autori e mbajti krimin të fshehtë dhe madje shkoi në varrimin e shokut. Detaje tronditëse këto, që i rrëfen për mediat, babai i viktimës, Haxhi Shkoza.

Autori e mashtroi në sy të atin duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej Branko. Shkoza tha se kishte dyshime tek 35-vjecari dhe kishte vëzhguar lëvizjet e tij.

“Ata hanin e pinin bashkë, rrinin bashkë prej 4 vitesh. Më erdhi në varrimin e çunit, bënte sikur nuk dinte gjë. Ata e kanë ditur të gjithë, edhe nëna e autorit. I kemi parë duke bërë plackat gati pasi më vrau cunin” rrëfen bashkëshortja e viktimës në News24.

Bora, gruaja e Branko Shkozës: “Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.

Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit. Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion