Ç’është BESA që Rama u dorëzoi dje të tijve? Cilat janë 7 pikat ‘kyçe’ që kryeministri kërkon në qeverisjen e tij

Aktualitet

Ç’është BESA që Rama u dorëzoi dje të

Në dokumentin me 39 faqe, BESA, të cilin kreu i qeverisë Edi Rama ua dorëzoi dje të tijve në mbledhjen e grupit dhe kabinetit, theksohet se ky është Dokumenti Strategjik i kthesës së mandatit të katërt.

Top Channel zbardh këtë dokument, i cili sipas Ramës përcakton diagnozën, objektivin, aftësitë që duhet të ndërtojë qeverisja, mekanizmat e zbatimit, arkitekturën e përgjegjësisë, testin e parë dhe mënyrën e matjes.

“Nuk është program sektorial, rregullore administrative apo dokument komunikimi. Dokumenti i drejtohet qeverisë, administratës dhe familjes sonë politike, por parimet dhe mekanizmat e tij duhet të përballen edhe me publikun, komunitetet profesionale, shoqërinë civile, universitetet dhe brezin e ri. Zbatimi i tij nuk matet nga miratimi i tekstit, po nga ndryshimi i mënyrës si merren, shpjegohen, zbatohen dhe korrigjohen vendimet. Instrumentet e propozuara nuk u mbivendosen roleve të institucioneve. Konsultimi publik, vlerësimi i ndikimit rregullator dhe planet e performancës ekzistojnë tashmë. BESA i bashkon në një standard të vetëm besueshmërie dhe kërkon që çdo detyrim i ri të zëvendësojë, bashkojë ose thjeshtojë një procedurë ekzistuese”-, thuhet në të.

BESA liston 7 aftësitë e qeverisjes së besueshme, të cilat socialistët duhet t’i ndjekin në këtë mandat.

* Dëgjimi- institucionet kuptojnë shoqërinë përpara se pakënaqësia të bëhet krizë.

* Prova- çdo vendim strategjik mbështetet mbi evidencë të verifikueshme.

* Shpjegimi- transparenca nuk mbaron te publikimi, po arrin te kuptimi.

* Kujdesi- mirëmbajtja dhe cilësia e shërbimit peshojnë sa investimi i ri.

* Matja- administrata mat jo vetëm aktivitetin, po ndryshimin në jetën e qytetarit.

* Mësimi- gabimi kthehet në njohuri dhe nuk përsëritet si zakon institucional.

* Parashikimi- rreziku dallohet kur është ende sinjal dhe jo pasi është bërë krizë./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion