“Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, mbështetësit pëcjellin Salianjin gjatë hyrjes në polici

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji eshte vetedorezuar në ambientet e Policisë së Tiranës për të zbatuar vendimin e dhene diten e djeshme ndaj tij nga gjykata e Apelit.
Para godinës së policisë së kryeqytetit mbështetës dhe simpatizantë të shumtë kanë pritur demokratin dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për të.

“Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, iu drejtuan disa prej tyre Salianjit, ndërsa ky i fundit nënvizoi se kjo betejë nuk përfundon.
“Kam thënë është një betejë që nuk përfundon, nuk është e lehtë. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm.
Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. Shumë miq që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Kjo qeveri ka mbjellë varfëri dhe banditët kudo.
Ne do t’i çmontojnë banditët”, u shpreh Salianji para se të hynte në ambientet e Policisë së Tiranës.
Deputeti e ka cilesuar arrestimin dhe burgosjen e tij si nje pengmarrje politike.


