Ervin Salianji dorëzohet në polici, mesazhi para mbështetësve: Kjo është pengmarrje politike!

Rreth ores 17.32 Erin Salianji ka mberritur ne drejtorine e Tiranes ku eshte vetedorezuar. Ai e cilesoi burgosjen e tij me nje vit heqje lirie, si nje pengmarrje te paster politike.
Brenda ambienteve te policise, e priste avokati Ledio Braho dhe zv.drejtori i Policise se kryeqytetit, Luigj Vathi.

Para hyrjes ne polici, Salianji takoi mbeshtetesit e tij te mbledhur prane policise, te cileve u tha se do ta vijoje betejen me ato qe i cilesoi "banda" ndersa shtoi edhe edhe ai, si shume te tjere po vuan pasojat e perballjes me qeverine.

Pas vetedorezimit, njoftohet se ish deputeti do te vuaje denimin ne burgun e Fierit, sipas nje vendimi te marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Ne oren 17.20 Ervin Saliani doli nnga selia e PD dhe mbajti nje deklarate ku theksoi se po shkon per tu vetedirezuar ne polici.

Ai shtoi se deputetet kane propozuar per ngujim ne seli, por ai theksoi se ka vendosur te shkoje ne polici, ne vazhdim te deklarates per tu perballur me regjimin e Edi Rames.
Salianji theksoi se po burgoset sepse tha te verteten dhe per kete, ka vendosur te sakrifikoje pasi i ka sherbyer interesit publik me denoncimin e tij.
Deklarata e Salianjit:
Edhe njëherë tjetër çdo përpjekje që kam bërë dhe do të bëj është për të mirën dhe interesin publik. Të forcojmë një demokraci ku të sundojë shteti i së drejtës dhe shteti ligjor.
Grupi parlamentar ka vendosur që të ngujohej, por duke qenë se jam shprehur se do të përballem kudo që ata kërkojnë, edhe në këtë pengmarrje banditeske, duke privuar lirinë.
Një betejë që do të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ka më të mirë se ata , ne vendosim sakrificën sepse e vërteta nuk ka çmim dhe do të triumfojë njësoj si opozita.
Nuk kam lajmëruar asnjë protestë për ditën e sotme. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar.
Ervin Salianji vetëdorëzohet në polici, avokati mbërrin në Drejtorinë e Tiranës

Deputeti demokrat Ervin Salianji do te vetedorezohet ne policine e Tiranes per kryerjen e denimit me nje vit burg nga gjykata e Apelit.
Ne oren 17.00 ne policine e Tiranes ka mberritur para deputetit, avokati i tij Ledio Braho.
Ai mesohet se ka mberritur ne polici pikerisht per te realizuar procedurat e vetedorezimit te klientit e tij.
Mesohet se PD, u ka shperndare mbeshtetesve te saj, nje mesazh ne oret e fundit ku kerkohet grumbullimi i tyre prane drejtorise se Policise se Tiranes.
Zbardhet shkresa e Prokurorisë në Kuvend: Policia të arrestojë deputetin Ervin Salianji!
Diten e sotme ne seline e PD, Salianji denncoi vendimin e gjykates si te urdheruar politikisht.
Ai me tej tha se refuzon vendimin e kolegeve per tu ngujuar ne seline e partise dhe zgjodhi te vetedorezohet ne polici per ekzekutimin e vendimit te formes se prere te dhene nga gjykata e Apelit ndaj tij.
Sipas gjykates, Salianji eshte fajtor per denimin me nje vit burg per akuzen e kallezimit te rreme ne lidhje me ceshtjen e ashtuquajtur "Babale" ku akuzonte vellain e Fatmir Xhafajt per vazhdimesine e aktivitetit te tarfikut te droges.