Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i kthen përgjigje

Politikë

Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen

Të premten, Veliaj i kërkoi Këshillit Bashkiak që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra. Në kërkesën drejtuar këshillit, Veliaj thotë se mungesa në punë nuk vjen si pasojë e vullnetit tim, por si pasojë e një “mase sigurie” disproporcionale dhënë nga gjykata ndaj tij.

Nëse nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mund t’i dërgojë me shkrim komentet e tij. Kështu i është përgjigjur këshilli kërkesës së Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen që do të zhvillohet të martën në orën 16:00.

Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen

Veliaj thotë se sistemi gjyqësor nuk mori parasysh garantimin e qeverisjes vendore dhe se ky ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues.

“Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehet Veliaj.

Sipas Veliajt, kjo krizë e shkaktuar nga gjykata nuk mund zgjidhet me një shkelje tjetër të Kushtetutës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion