Emri/ Zgjidhet nënkryetari i ri në Bashkinë Shkodër!

Bashkia e Shkodrës ka emëruar nënkryetarin e ri, pas largimit të Onid Bejlerit.
Alban Prekën do të zëvendësojë Onid Bejlerin, i cili ka vendosur të kandidojë në listën e Shkodrës për deputet të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
“Që nga dita e sotme, në pozicionin e Nënkryetarit të Bashkisë Shkodër është emëruar z. Alban Preka. Ai zëvendëson z. Onid Bejlerin, i cili ka dhënë dorëheqjen për të marrë pjesë në garën për deputet në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj.
Alban Preka vjen në këtë pozicion me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e investimeve dhe pasurive të paluajtshme në Shkodër”, njofton bashkia.


