Juristja që u tërhoq nga lista e PD-së: Ja çfarë më bënë Luçiano Boçi e Flamur Noka!
Juristja Alesia Balliu e cila ka dhënë një kontribut të gjatë në Forumin Rinor të Partisë Demokratike dhe u largua nga lista e PD-së ka zbuluar detaje për manipulimet dhe marrëveshjet politike që kanë ndodhur në Elbasan, duke përfshirë Luçiano Boçin dhe Flamur Nokën.
Balliu ka treguar se Noka dhe Boçi kanë pasur një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet për listat zgjedhore, duke bërë pazare dhe duke ndikuar në procesin e kandidaturave.
“Pasi mbaroi gara, mua më vijnë mesazhe nga qyteti Elbasanit dhe për ato e kam një të drejtë, që këtu te ju të jap një shpjegim për këtë çështje. Ky është numri personal i Flamur Nokës, që është me 806 në fund. Këtu vihet deputetja që është kandidatja në listë të mbyllur… një nga mikeshat më të ngushta… drejtoreshë e Alketa Vejsiut, burrit të Alketës, që këto dalin dhe vetëm e baltosin në lidhje me çështjen e Ramës, vihet në listë të mbyllur në PD duke bërë pazare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Duke bërë pazare dhe këtu kemi përfshirjen e nënkryetarit të PDSH, Luçiano Boçit, për të marrë vota për këtë vajzën, pa filluar gara. Ky është numri i Flamur Nokës, që e verifikon: E di unë se kë ka telefonuar Luçiano për t’i dhënë votat Klodit.
Duke e parë këtë paçavure 48-orëshin e fundit dhe duke e konfirmuar nga numri personal i Sekretarit të Përgjithshëm, unë nuk mund të rrija më në këtë parti”, tha ajo në A2cnn .
Pjesë nga intervista:
-Komunikim me zotin Noka, zotin Boçi, keni patur?
-Unë me zotin BoçI nuk kam patur komunikim. Zotit Noka i kam shkruajtur sms të gjitha dhe nuk më ka kthyer përgjigje.
-Po me zotin Alizoti që është drejtues politik i qarkut?
-Po, pa diskutim. Me zotin Alizoti kam patur komunikim dhe zoti Alizoti ka qenë një ndër personazhet që nuk ka patur fare të bëjë me listën e Elbasanit
-Kush i ka vendosur?
-Flamur Noka
-[Alizoti] ka qenë thjesht drejtuesi i parë politik, por që nuk ka patur vendimmarrje për listën