Emërohet kryetarja e bashkisë Tepelenë pas dorëheqjes së Tërmet Peçit

Politikë

Emërohet kryetarja e bashkisë Tepelenë pas dorëheqjes

Julinda Karteri është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë Tepelenë. Ajo do të zëvendësojë Tërmet Peçin, një ditë pas dorëheqjes së tij.

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, dha dorëheqjen nga posti një ditë më parë.

Ai mban postin e qytetarit të parë të Tepelenës prej vitit 2011, do të jetë gjithashtu kandidat i PS për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Të martën edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, dha dorëheqjen nga posti, pasi do të kandidojë për PS-në në Dibër.

Listat për kandidatët për deputet duhet të dorëzohen të mërkurën para mesnate në KQZ.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion