Rusia sulmon Ukrainën me raketa balistike një ditë pas paktit për armëpushim
Lajmifundit
/
12 Mars 2025, 12:46
Bota
Zyrtarët ukrainas njoftuan se sulmi me raketa balistike ruse ka vrarë të paktën pesë persona në Ukrainë.
Sulmi të mërkurën erdhi një ditë pasi administrata Trump hoqi pezullimin e ndihmës ushtarake për Kievit në luftën kundër Rusisë dhe zyrtarët ukrainas sinjalizuan se ishin të hapur për një armëpushim 30-ditor.
Kremlini qëndroi i heshtur të mërkurën në lidhje me zhvillimet e fundit mes SHBA-ve dhe Ukrainës.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Polonisë njoftuan se dërgesat e armëve në Ukrainë tashmë kanë rifilluar, njoftoi Zeri i Amerikes.